Valverde nuk do të rinovojë me Bilbao

Ernesto Valverde mund të largohet nga Athletic Bilbao me përfundimin e sezonit në La Liga. Mediat në Spanjë shkruajnë se trajneri ka informuar klubin bask se nuk do të rinovojë kontratën e tij, që i skadon pikërisht në qershor, duke i dhënë fund aventurës së tij 4-vjeçare në krye të skuadrës. Në fakt, emri i Valverde pritet të jetë një ndër me të lakuarit në merkato, me Barcelonën dhe Sevillan që pritet të paraqesin ofertë për të.