Trafiku i drogës, kokainë dhe heroinë nga Shqipëria në Greqi

Policia greke sekuestroi dje 3.6 kg heroinë, 25.5 kg marijuanë dhe 130 gram kokainë të futur nga Shqipëria dhe vuri në pranga tre shetas shqiptarë. Mediat greke bëjnë të ditur se tre shqiptarët e  arrestuar nga policia greke në kuadër të një operacioni anti-drogë. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë në Egaleo, 21, 38 dhe 48 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke, 38-vjeçari i arrestuar akuzohet si personi që kryente trafikun e drogës përmes pikës kufitare të Kapshticës, duke përdorur një automjet në vende të posaçme, ndërsa 48-vjeçari ishte përgjegjës për magazinimin e tyre.
Në banesat e të akuzuarve u gjetën dhe sekuestruan 25 kg 452 gram marijuanë, 3 kg 589 gram heroinë, 130 gram kokainë, 39 kg 150 gram mpirës, 2 peshore, pajisje prerje e presimi, 4850 euro, 3 makina, 1 motor. Gjithashtu, policia greke ka lëshuar edhe 19 urdhër-arreste.
Para dy ditësh, policia greke ndaloi një kamion me tuba plastikë ku ishin fshehur 71 kg drogë. Gjatë kontrollit në 99 tuba plastikë, policia ka vërejtur se ishin mbushur me lëndë narkotike të presuar, të dyshuar kanabis, gjithsej 71 kilogramë.
Në pranga drejtuesi i kamionit Qani Mançe, 60 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë ditës së djeshme, ky person u paraqit në dalje të Shqipërisë, me mjetin kamion të markës “SCANIA” me targa AA 273 DY dhe rimorkio me targë TR 0148 K.