Top Channel apo “Top fake news”

Një gazetar i “Top Channel” ka denoncuar dje shndërrimin e kësaj medie në një fabrikë lajmesh të rreme ndaj opozitës, si dhe presionin që ushtrojnë drejtuesit e këtij televizioni duke shkarkuar gazetarët nga puna. Ish-Kryeministri Berisha ka postuar dje denoncimin e një gazetarit të “Top Channel”, e cila dëshmon se si është katandisur “Top Channel” sot. “Doktor Berisha mirëmbrëma. Jam një gazetare në ‘Top Channel’. Po të dërgoj një info. Të lutem anonim. Një tjetër gazetar është larguar nga ‘Top Channel’. Shkaku një dhe vetëm një. Sokol Balla me mënyrën e tij tërësisht aprofesionale në shërbim të interesave të tij personale dhe fake neës në dëm të opozitës. Ka zgjatur vetëm dy muaj punësimimi në këtë televizion për gazetarin Vladimir Lame. Në ambientet e ‘Top Channel’ drejtori i Informacionit, Sokol Balla me krenari mburrej duke e cilësuar Vladimir Lamën si një ‘blerje’ të suksesshme në Departamentin e Lajmeve. Meqenëse Lame përkthente lajme nga interneti të institucioneve në Bruksel si BE apo Parlamenti Europian, Balla e kishte pagëzuar si Arta Tozaj i Koresë, duke përdorur tone ironike për të dhe gazetaren Arta Tozaj, e cila u largua bashkë me disa gazetarë pas rikthimit të Ballës në drejtimin e lajmeve. Por kjo blerje kishte vetëm dy muaj jetë. Miq të Vladimir Lames pohojnë t’ju ketë thënë se, ‘klima në atë redaksi ngjasonte me një repart ushtarak ku Balla ishte gjenerali që bënte ç’të donte me gazetarët duke i trajtuar si ushtarë, jo në shërbim të lajmit, por të pazareve të shtrenjta që ai bën në atë post’. Pas largimit gazetari Vladimir Lame është parë në redaksinë e lajmeve të ‘TV Klan’ për ta vijuar karrierën atje në të njëjtin televizion ku punonte shumë vite më parë. Në vetëm 1 vit nga rikthimi i Sokol Ballës në krye të lajmeve në ‘Top Channel’ Vladimir Lame bëhet i pesti gazetar që largohet krahas mbylljes së byrosë së Kosovës dhe Shkupit. Pyetja e zakonshme që bëhet në redaksinë e ‘Top Channel’ është: Kush e ka radhën për t’u larguar?”.