Terry tek West Ham? Të gjithë do ta donin

Pasi deklaroi se në fund të sezonit do të largohet nga Chelsea, por jo nga futbolli i luajtur, të shumta janë ofertat në drejtim të John Terry-it. Një prej tyre është edhe nga West Ham, me trajnerin Slaven Bilic, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që klubi të marrë mbrojtësin 36-vjeçar gjatë merkatos së verës. 48-vjeçari u shpreh se të gjithë do të donin të kishin në skuadër një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Terry-it.