Strakosha titullar edhe në 2 ndeshjet e radhës

ROME, ITALY - JANUARY 18: SS Lazio Thomas Strakosha in action during the TIM Cup match between SS Lazio and Genoa CFC at Olimpico Stadium on January 18, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Federicho Marchetti nuk është ende gati për t’u rikthyer në portën e Lazios dhe në këtë mënyrë, Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në katërkëndëshin bardhekaltër edhe për të paktën dy ndeshjet e radhës. Konfirmimi vjen nga vetë numri 1 i Lazios, i cili deklaron për mediat italiane se po punon për t’u rikthyer sa më parë në fushën e blertë, por kjo nuk do të ndodhë për të paktën edhe 20 ditë. Stafi mjekësor i klubit roman e cilëson pozitiv rikuperimin e Manchetit pas ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa gjatë kësaj fundjave, ai mund të vihet nën urdhrat e Inzaghit edhe pse jo në kapacitet të plotë. Lazio shpreson ta ketë në diszoicion pas tre javësh, ose të paktën për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Në këtë mënyrë, Strakosha merr një asist të rëndësishëm, pasi ai do të mbrojë portën në transfertën e Palermos, por edhe në derbin e Romës pas dy javëve. Përsa i përket  çështjes së rinovimit të kontratës, Lazio dhe Marchetti nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, por ai mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm për të ndihmuar sa më shumë në rritjen e Strakoshës, i cili projektohet titullar. Inzaghi beson te aftësitë e 22-vjeçarit kuqezi, i cili dha një kontribut të madh në suksesin që Lazio regjistroi ndaj Romës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Gjatë këtij sezoni, Strakosha është aktivizuar 16 ndeshje në kampionat, 1 më pak se Marchetti dhe 3 ndeshje në Kupën e Italisë.