Si u arratis 24-vjeçari nga Komisariati i Shkodrës

Dalin fakte të reja mbi arratisjen e 24-vjeçarit që ishte shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës pas një përplasje me armë zjarri. Sipas hetimeve të kryera, rezulton se, Kel Doçi u përlesh me policin dhe u arratis në momentin kur po futej në dhomën e izolimit. Nga sa mësohet 24-vjeçari u arrestua nga Forcat e Rendit dhe ishte vendosur në dhomat e izolimit.
Pas disa orësh, oficeri i Krimeve kërkoi ta merrte në pyetje. Në atë moment, duke qenë se pjesa më e madhe e Forcave të Rendit ishin në aksion për arrestimin e dy personave tjerë të dyshuar si autor të ngjarjes së ndodhur ku pati edhe të shtëna me armë. Por shume punonjës të tjerë ishin në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia-Partizani, dhe brenda ambienteve të komisariatit ishin shumë pak policë.
24-vjeçari u dërgua në katin e tretë për t’u marrë në pyetje dhe ishte pa pranga në duar. Oficerit i është dashur të marrë dikë tjetër në pyetje për një ngjarje më urgjente dhe urdhëroi ridërgimin e Doçit në dhomën e izolimit. Gjatë kthimit 24-vjeçari është përplasur fizikisht me policin dhe ka mundur të ikë me vrap dhe pse i duheshin 300 metër për të dalë nga rrethimi.
Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur Forcat e Rendit, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës, por ka qenë e pa mundur gjetja e tij. Dhe pse janë bërë kontrolle të shumta, Mikel Doçi nuk është kapur. Aktualisht janë marrë masat e pezullimit ndaj dy efektivëve të policisë dhe masa disiplinore të rënda ndaj inspektorit të krimeve dhe 3 policëve tjerë.