Rritet huaja në të zezë e familjeve shqiptare

Familjet shqiptare vijojnë të marrin hua në masë të madhe jashtë bankave apo sistemeve financiare. Për më tepër në fund të vitit të kaluar, ky financim ka shënuar rritje. Në anketimin e 1200 familjeve që Banka e Shqipërisë bën periodikisht, rezulton se gati një e treta e familjeve kanë një borxh për të shlyer në tërësi. Nga këto, 62% (38%) u janë drejtuar burimeve joformale, që kanë të bëjnë kryesisht me financime kesh. Vrojtimi i bankës tregon se pjesa e financimit në të zezë është rritur më shpejt se ai në banka krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Pavarësisht lehtësimit të kushteve të huasë për individët, duket se mbetet më e favorshme mbështetja financiare nga të afërm, me apo pa interes.
Në arsyet kryesore të marrjes kredi brenda apo jashtë bankave, mbetet konsumi, në 42% e rasteve. Ndërsa vetëm 12% i përdorin paratë për të zhvilluar një aktivitet privat. Qëllimet për konsum janë rritur sipas vrojtimit.
Aftësia për të paguar këstin e kredisë është përmirësuar sipas familjeve për shkak të uljes së normave të interesit.