Reali godet Barcelonën para El Clasicos

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë përpara përballjes me Barcelonën, të dielën në “Santiago Bernabeu”. Sipas të përditshmes sportive katalunase, “Mundo Deportivo”, Real Madrid është afër ta fitojë duelin me Barcelonën për transferimin e Theo Hernandez. Edhe pse kërkohet edhe nga Barcelona, futbollisti i Atletico Madrid preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për transferimin e francezit, i cili është i huazuar te Alavezi. Los Blancos i ka ofruar kontratë pesëvjeçare Hernandezit.