Qasja e re e Presidentit Trump

US President Donald Trump speaks during a press conference on February 16, 2017, at the White House in Washington, DC. Trump announced Alexander Acosta as his new nominee to head the US Department of Labor, after his first choice, Andrew Puzder, withdrew from consideration on February 15. / AFP / Nicholas Kamm (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)

Një vëzhgim paraprak lidhur me hipotezën e një ndryshimi strategjik të sinjalizuar nga evolucionet më të fundit është se, pavarësisht që politika e jashtme nuk ka qenë në qendër të mendimeve të Trump si kandidat, ashtu si edhe të debatit politik para 8 nëntorit, dy elementë qenë gjithsesi të deduktueshëm nga programi i tij elektoral dhe nga sa ka dalë në debatet televizive me Hillary Clinton. Nga njëra anë që lufta kundër Shtetit Islamik do të zinte një vend qendror në politikën e jashtme të vendit në rast të një fitoreje republikane. Nga ana tjetër që kuadranti rajonal i konsideruar strategjik për interesat jetike të Shteteve të Bashkuara të Donald Trump, ashtu si në 8 vitet e Barack Obama, do të ishte Azi-Paqësori. Kthehet të jetë një aktor vendimtar në Siri (lëshim 59 raketash mbi bazën Shayrat), të japë një provë të fortë vullneti për të asgjësuar ISIS-in (përdorim i bombës MOAB mbi Shtetin Islamik – Provinca e Khorasan), dërgon aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” ka mundësi në drejtim të Gadishullit Korean dhe dërgon zëvendëspresidentin Mike Pence në Seul e Pekin me testimet raketore të Phenianit në zhvillim, janë zgjedhje që duken koherente me premtimet politike të administratës së re.
Pavarësisht se ngjarjet e ditëve të fundit duken të gjitha të rëndësishme, përdorimi i bombës MOAB (“Massive Ordnance Air Blast Bomb” apo “Mother of AllBombs”) është ajo më e ngarkuar me domethënie. Në fakt, duket në gjendje të na sigurojë të paktën 3 tregues lidhur me drejtimin e marrë nga administrata Trump në dimensionin ndërkombëtar.
I pari është se krahu “tradicionalist” i republikanëve – i përfaqësuar nga zëvendëspresidenti Mike Pence, nga sekretari i Pentagonit, James Mattis dhe nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Herbert McMaster, të cilëve u është afruar Jared Kushner, dhëndri i Presidentit – po fiton terren në ekuilibrat e qeverisë amerikane. Ata që e pësojnë është korrenti i të ashtuquajturve “America firsters” dhe në radhë të parë, personazhi kontradiktor Steve Bannon. Nga ana tjetër, nuk është rastësi që themeluesi i “Breitbart News” është larguar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare pak përpara sulmit kundër regjimit të Assad. Këto raporte të reja force do të implikonin ruajtjen e impenjimeve ushtarake globale të superfuqisë dhe rilançimin e sistemeve të saj të aleancave të konsoliduara (në këtë kornizë duhet futur edhe ndryshimi i fundit i vlerësimit ndaj NATO-s).
I dyti është se Trump është i bindur për diçka që tashmë e kishte nuhatur në fushatë elektorale. Domethënë që lufta – e supozuar apo praktike – kundër Shtetit Islamik është një burim legjitimimi të brendshëm dhe ndërkombëtar. Kjo ide do të gjente konfirmim në popullaritetin që Vladimir Putin progresivisht kishte fituar me “boots on the ground” e tij në Lindje të Mesme (opsion jo i ndarë nga ana e enturazhit të tij). Për ta shkelmuar Presidentin rus nga pozicioni i liderit botëror të “perceptuar” e luftës kundër ISIS-it (Rusia lufton kryesisht degëzimet e Al Qaedas në Siri dhe Ushtrinë e Lirë siriane) është e nevojshme të ngrihet niveli i përplasjes dhe të kthehen Shtetet e Bashkuara në rolin e aktorit vendimtar në skakierën e Lindjes së Mesme. Sipas Trump, ky objektiv mund të arrihet vetëm duke e transformuar forcën amerikane në fuqi, krejt kundër nga sa kishte bërë Obama në verën e 2013, kur Presidenti i atëhershëm preferoi të mos veprojë ushtarakisht kundër regjimit të Assad, që sipas shumë burimeve kishte përdorur armët kimike.
Treguesi i tretë është se Shtetet e Bashkuara të Trump nuk janë me çdo kusht në kërkim të “sigurimit strategjik” me Kinën dhe Rusinë. Për pasojë, nuk janë para së gjithash të gatshëm që të marrin një qëndrim paqëtues ndaj shteteve – vasale të tyre (Koreja e Veriut dhe Siria). Në fakt, duhet kujtuar se MOAB-i nuk është një bunker buster dhe për pasojë, përdorimi i tij kundër bazave nëntokësore të ISIS-it nuk ka qenë edhe aq efikas sa për të justifikuar përdorimin e një instrumenti që kushton 14 milionë dollarë (me të cilin vlerësohet se janë vrarë rreth 80 xhihadistë). Më shumë, bomba është menduar për të vepruar kundër fortifikimeve ushtarake dhe për pasojë, përbën një frikësues për “bixhozçinjtë” si puna e Kim Jong Un dhe Bashar al-Assad. Në rast se këta do të zgjidhnin që t’i sfidonin  haptazi Shtetet e Bashkuara, një gjë të tillë do ta bënin në vetëdije të faktit se për ta nuk do të kishte rrugëdalje. Njëkohësisht MOAB-i përfaqëson një paralajmërim kundër Kinës dhe në radhë të dytë, kundër Rusisë. Në raportet me dy konkurrentët potencialë, Uashingtoni duket se dëshiron të peshojë sërish atë hendek të thellë në aspektin ushtarak që luan në favorin e tij, duke bërë të shfaqet kontradikta midis imazhit të fuqive të mëdha që Pekini dhe Moska kërkojnë të përhapin dhe kapaciteve reale sfiduese.
Këto tri tregues, bashkuar me vëzhgimin paraprak, e vendosin vëmendjen mbi mundësinë që slogani “America First” i Trump nuk është për t’u hedhur poshtë sipas qasjes xhefersoniane (izolacioniste), domethënë heqja e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë botës formën e vet për t’u impenjuar në ruajtjen e demokracisë brenda kufijve kombëtarë. Në të vërtetë, është më shumë për t’u kuptuar në sensin xheksonian (nacional–populist), që shikon tek siguria dhe mirëqenia ekonomike e popullit amerikan një të mirë të ndjekshme nëpërmjet një ekspozimi më të paktë ndërkombëtar të vendit, por po qe se sulmohen vendosin të arrijnë një fitore dërrmuese ndaj armikut. Megjithatë, një shikim i parë i kësaj qasjeje është ofruar nga Trump në diskutimin e inaugurimit, kur kish premtuar: “We will reinforce old alliances and form new ones and unite the civilized world against Radical Islamic Terrorism, which we will eradicate completely from the face of the Earth”.

Përgatiti: ARMIN TIRANA