Policia ndaloi yjet e Bajernit, hynë me forcë në dhomën e Kasait

Forcat e policisë dhe të sigurisë në stadiumin “Santiago Bernabeu” kanë pasur shumë punë për të bërë gjatë mbrëmjes së të martës, jo për sa u përket tifozëve, të cilët kishin një sjellje thuajse shembullore, por lojtarëve. Sipas mediave spanjolle, disa nga yjet e Bajern Mynih kanë hyrë me forcë në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve për të protestuar kundër Viktor Kasai dhe drejtimit të ndeshjes së të martës.
Gazetari Hoes Luis Sançez, tha gjatë emisionit “El Chiringuito” në televizionin spanjoll “Mega” tregoi se u desh ndërhyrja e policisë për të nxjerrë jashtë dhomës së gjyqtarait hungarez tre futbollistë të Bajern Mynih.
Tiago, Levandovski dhe Vidal shoqëruan Kasain nga fusha deri në dhomën e tij dhe protestuan me zë të lartë duke i evidentuar gabimet që kishte bërë ai dhe asistentët e tij. Policia u desh të ndërhynte për t’i larguar ata, ndërsa nuk munguan edhe fyerjet nga lojtarët drejtuar gjyqtarit hungarez. Këto ngjarje me shumë mundësi do të pasqyrohen në protokollet e Kasait dhe nuk përjashtohet mundësia që të tre futbollistët të marrin edhe ndëshkime disiplinore nga UEFA.