Nis revolucioni te PSG

Paris Saint Germain përgatit revulucionin. Pas dështimit në Champions League, sheiku i parisienëve po përgatitet të rikonstruktojë strukturat e klubit. Pritet largimi i drejtorit të Përgjithshëm, Patrick Kluivert, ndërkohë që më herët drejtori sportiv Oliver Letang dha dorëheqjen. Emrat e pasuesve që do t’i caktohet si detyrë, të shndërrojnë PSG në një skuadër të fortë, janë tre. Bëhet fjalë për Fabio Paraticin, që momentalisht mban postin e drejtorit sportiv tek Juventusi, Walter Sabatini i Romës, por edhe Andrea Barta, arkitekti i suksesit të Atletico Madrid. Nga ana tjetër do të nisë puna për rinovimin e kontratave të futbollistëve më thelbësorë, që kanë kampionët e Francës, siç është sulmuesi Edinson Cavani, mbrojtësi brazilian Maruquinhos dhe mesfushori Matuidi.
Rinovim do të ketë dhe për mbrojtësin e krahur të djathtë Aurier, i cili edhe pse kohët e fundit është përfshirë në disa skandale, cilësohet si një element shumë i rëndësishëm në repartin e prapavijës. Marco Verrati, prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes nga disa klube të mëdha europiane, për të pritet një pagë vjetore shumë e lartë, që ai të vazhdojë aventurën e tij në Paris. Pavarësisht ofertave që do të vijnë në drejtim të tij, Sheiku i PSG është i vendosur për të mos lejuar largimin e tij.