Ndoka dhe Ndreu fushatë me mësuesit e Lezhës për PS-në

Ish-deputeti i Ramës, Arben Ndoka larguar nga ligji i dekriminalizimit, dhe seputeti i PS, Pjerin Ndreu bëjnë fushatë me mësuesit e Lezhës për PS-në. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar disa foto ku shfaqen mësueset e Lezhës me deputetin socialist Pjerin Ndreu dhe ish-deputetin Ndoka.
“Mësueset në Banditistan shpërndajnë fletëpalosjet e partisë/shtet siçiliste. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha! Mësueset e Lezhës janë kthyer në propaganduese dhe shpërndarëse të fletushkave të PS, ditën për diel! Arsimtarë dhe militantë që japin shembullin, duke propaganduar nën drejtimin e kriminelëve që kanë pushtuar Lezhën. Drejtohen nga Arben Ndoka me të cilin si shpërblim për trafikun e vajzave shqiptare drekojnë për katër palë qefe dhe Pjerin Ndreu!”, shkruan qytetari.
Para pak ditësh ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla që bëri fushatë në Lezhë me mësuesit. Nikolla, e cila ka në patronazh të saj, zonën Lezhë-Mirditë doli në terren, duke u kërkuar mësuesve që të votojnë për PS-në. Bashkë me deputetin Pjerin Ndreu i zhvilluan takimet nëpër klasat e shkollave.
Ishtë një mësues nga Lezha që denomncoi këtë skandal. Sipas tij, Lindita Nikolla dhe Pjerin Ndreu lëre që kanë shkelë ligjin dhe kanë filluar fushatën elektorale para fillimit zyrtar, por përsëri duke shkelur ligjin bëjnë fushatë në institucione publike në shkolla dhe kjo është për të qeshur e për të qarë se nuk u shkon kush mbrapa.