Mbape, hyn në librin e rekordeve

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Sulmuesi Kilian Mbape është që tani një nga emrat më premtues të futbollit botëror dhe këtë e ka treguar duke hyrë shumë shpejt në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve. Me golin e shënuar ndaj Borusias së Dortmundit, ai çoi në 5 rrjetat e tundura në fazën me eliminim direkt të turneut, duke u bërë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër në moshën 18 vjeç e 4 muaj.
Njëkohësisht, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që ka shënuar në të katër ndeshjet e tij të para me eliminim direkt të turneut, pasi ka realizuar si në të dy ndeshjet kundër Mançester Sitit, ashtu edhe në të dy takimet kundër Borusia Dortmund.
Që tani, ai ka realizuar në fazën me eliminim direkt të turneut po aq gola sa Grizman. Ndërsa i mjafton të shënojë edhe një herë tjetër për të arritur emra si Viltord, Trezege e Riberi që kanë luajtur rregullisht në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.
Ylli i Monacos, Mbape është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, pas paraqitjeve fantastike këtë edicion. Ai pas ndeshjes ka dhënë indikacione se mund të transferohet në Real Madrid, pasi i buzëqeshur ka treguar foton me Cristiano Ronaldo. Kujtojmë se ajo foto ishte bërë katër vite më parë, ku Mbape si 14-vjeçar kishte vizituar qendrën stërvitore të Real Madridit, ku ishte takuar edhe me idhullin e tij.
Monako vazhdon të befasojë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Skuadra nga Principata siguroi një vend në gjysmëfinale pasi eliminoi Borusian e Dortmundit. Pasi kishte hedhur një hap të madh me suksesin 3-2 jashtë fushe në përballjen e parë, skuadra e Leonardo Zhardimit e fitoi edhe duelin e kthimit me rezultatin 3-1.
Francezët e nisën me vrull ndeshjen dhe që në minutën e tretë i përhershmi Kilian Mbape kaloi në epërsi ekipin bardhekuq. Misioni për vendasit u bë edhe më i thjeshtë me golin e Radamel Falkaos në të 17-n. Miqtë nga Gjermania u përpoqën të futeshin në lojë me golin e Marko Rojsit tri minuta pas pushimit, por Valer Zhermein shuajti ëndrrat e tyre vetëm pak sekonda pasi u fut në vend të Mbape (81’).