Matuidi jep fitoren PSG-së ndaj Metz

PSG arriti një fitore drithërimash në transfertë me Metz, me Matuidi që bëri ndeshjen më të mirë të sezonit, duke shënuar një dy golësh e duke i dhënë në fund 3 pikët skuadrës së Unay Emery në sfidën e prapambetur të javës së 31-të. Kampionët në fuqi të Francës ishin shumë pranë “flakjes” tej të një 3 pikëshi që dukej i sigurtë në përfundim të pjesës së parë, kur kryesonin 2-0 me shifra pas  golave te Cavanit dhe Matuidi. Gjithsesi pushimi i bëri mirë Metz, që me ndeshje të humbur filloi të shikonte më në fund drejt portës kundërshtare. Diferencën megjithatë e bënë lojtarët e ardhur nga stoli me Jouffre që i sapofutur në fushë në të 79-ën arriti të shënojë një gol fantastik me goditje dënimi.
Ky finalizim i dha besim Metz, që në 88-ën gjeti dhe barazimin me Dibate që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të një tjetër zëvendësuesi, Sarr. Përfundimi ndeshjes mund të kishte qenë dramatik për PSG, por Joufree këtë herë gaboi shënjestër, duke goditur vetëm traversën. Në aksionin pasardhës, kryeqytetasit gjetën një fitore shumë të rëndësishme me Matuidin, që i lejoi skuadrës së tij të barazonte Monaco me pikë në krye, por skuadra monegaske ka një ndeshje më pak.