Maskat qëllojnë me leva hekuri 54-vjeçarin në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku tre persona të maskuar kanë masakruar me shufra hekuri një 54-vjeçar. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët po qarkullonin me një mjet tip “Audi” të bardhë, ndërsa në një moment kanë ndaluar dhe më pas kanë sulmuar Pal Becin.
Të njëjtat burime theksojnë se 54-vjeçari, baba i katër fëmijëve, i divorcuar që jeton vetëm me nënën e tij 80 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Thuhet se atentatorët i kanë zënë pritë një orë më parë teksa dilte nga banesa e tij në një pallat në qytet dhe pasi e kanë qëlluar disa herë me shufra hekuri, e kanë lënë atë pa ndjenja përtokë. Fill pas kësaj, ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.