Lazio kërkon moviolën në fushë

Lazio kërkon moviolën në finalen e Kupës së Italisë. Presidentit të bardhekaltërve, Claudio Lottito dhe drejtorit Sportiv Igli Tare, nuk i kanë pëlqyer aspak episodet që ndodhën në transfertën e Genovas, ku arbitrimi nga ana e gjyqtarit kryesor të kësaj sfide la shumë për të dëshiruar. Për te evituar që polemikat të përfshijnë dhe finalen e Kupës së Italisë, atë mes Juventusit dhe Lazios, dyshja e klubit kryeqytetas, ka kërkuar që në fushë të aplikohet movila në fushë.
Përdorimi i teknologjisë në këtë finale është kërkuar disa herë nga Presidenti i shoqatës së arbitrave, Marcelo Nichi, por më parë është i nevojshëm aprovimi i FIFA-as dhe Ifab. Ky i fundit është organi ndërkombëtar që përcakton dhe modifikimet në rregulloren e paracaktuar. Finalja e Kupës së Italisë do të luhet më 2 qershor, por nëse bardhezinjtë do të arrijnë në finalen e Champions League, atëherë do të këtë një spostim dhe me shumë gjasa do të luhet më 17 maj. Lazio shpreson shumë që kërkesa e tyre të realizohet, ndërkohë që në kampin e Juventusit, drejtuesit e këtij kanë dhënë mbështetjen e tyre në lidhje me këtë propozim. Në ditët në vazhdim pritet të jepet një përgjigje nga ana e organeve kopetente në lidhje me këtë kërkesë.