Kukan: Shqipëria në krizë të thellë politike si Maqedonia

Eurodeputeti Eduart Kukan deklaron se Shqipëria po përjeton të njëjtën krizë politike si Maqedonia. Në një intervistë për “European Western Balkans”, Kukan e cilëson krizën politike mjaft shqetësuese, ndërsa thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë Bashkimin Europian duhet të respektojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Eurodeputeti Eduart Kukan ka vendosur shenjën e barazisë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë kur flet për krizën politike. Gjatë një interviste për “European Western Balkans”, Kukan shprehet se krizat politike po pengojnë zhvillimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Po shohim një trend shqetësues në të gjithë rajonin, në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore. Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundërproduktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian”. Kukan theksoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe të lirive themelore është parakusht për çdo vend që aspiron BE-në. “Respektimi i sundimit të ligjit dhe të lirive themelore është një parakusht për çdo vend modern dhe demokratik evropian. Dhe një herë, ajo është kriteri i parë Copenhagen. Pa të, nuk ka anëtarësimi në BE”.
Eurodeputeti Eduart Kukan tha se Bashkimi Europian mbetet i hapur për të gjitha ato shtete që respektojnë vlerat e unionin dhe janë të angazhuara për t’i promovuar ato.