Kuadrado: E dinim që jemi ekip i madh

Huan Kuadrado thotë se Juventusi udhëtoi drejt Barcelonës me bindjen se është një ekip i madh dhe këtë e dëshmoi në fushën e lojës. Pas barazimit pa gola në “Kamp Nou”, që i kualifikoi bardhezinjtë në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve falë fitores 3-0 në shtëpi, sulmuesi kolumbian deklaroi:
“Erdhëm me bindjen se jemi një skuadër e madhe dhe e luajtëm si e tillë. Ishim të ndërgjegjshëm edhe për forcën e Barcelonës, por e dinim që mund të mbroheshim mirë nëse të gjithë lojtarët sakrifikonin së bashku, duke luajtur si një trup, sikurse bëmë”.