Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj dekorohet nga Presidenti i Polonisë

331

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, dekoroi me Urdhrin “Kryqi Kalorsiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Ceremonia u zhvillua dje në datën 19 prill 2017 në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK).
Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë ministri i Shtetit, pranë Presidentit Andrzej Dera, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Renata Szczech, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, zv/Presidenti i NIK, Wojciech Kutyla, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-t polak, përfaqësues të KLSH.
Përshëndetën gjatë ceremonisë ministri i Shtetit, pranë Presidentit Andrzej Dera, Presidenti i NIK-ut polak, Krzysztof Kwiatkowski si dhe Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj. Dekorata akorduar nga Presidenti i Republikës, Andrzej Duda iu dorëzua Leskajt nga ministri i Shtetit, pranë Presidentit, Andrzej Dera.