Hidhet në erë makina e djalit të drejtoreshës në Durrës

Makina e një biznesmeni është hedhur në erë me lëndë plasëse në Durrës. Bëhet e ditur se makina e biznesmenit Spiro Paço në Durrës ka qenë e parkuar dhe zjarrvënia duket si e qëllimshme. Policia bëri të ditur se, makina është në pronësi të djalit të drejtoreshës së Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, Spiro Paço 26 vjeç. Automjeti tip “Benz” C Class ndodhej i parkuar poshtë pallatit ku jeton Paço me familjen. Zjarrfikëses iu desh kohë për të shuar zjarrin, për shkak të vështirësisë për të hyrë në zonë, por që fatmirësisht nuk pati pasoja. Policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje.