Falimentojnë prodhuesit e karotës në Divjakë

Nje fermer, duke lare karrotat e shkulura nga toka, ne Divjake te Lushnjes. Pas rritjes se cmimit te prodhimeve bujqesore ne treg fshataret i jane kthyer mbjelljes se tokes, e cila ishte lene djerr prej vitesh.

Në Divjakë tonelata karote po shkojnë dëm për shkak se janë bllokuar eksportet. Çmimi i saj ka rënë deri në 20 lekë. Karota e Divjakës po kalbet. Prej disa muajsh eksporti i saj është bllokuar për arsye të paqarta, kurse tregu vendas është mbingopur. Çmimi i saj ka kapur limitet nga 20 deri në 45 lekë/kg. Fermerët thonë se po falimentojnë. “Këtu nuk ecën fare. Në qoftë se e pe te tregu që është bllokuar nga 20 zetora rrinë atje, edhe për më tepër që çmimi varion nga 20 lekë deri te 45 lekë që shesin më të mirën”, shprehet një fermere. Karotat po përdoren ushqim për kafshët dhe fermerët janë të pikëlluar. “Do të rrijmë një ditë dhe ditën tjetër po nuk u shitën i çojmë atje tek stalla e lopëve, ia japim një tjetri. Pa lekë, pa asgjë, na merre s’e nuk e dua”, shprehet një tjetër fermer. Ata tregojnë se shërbimet e bimës janë bërë sipas standardeve për eksport ndërkombëtar dhe rrugët u janë mbyllur. “Shumë e mirë është cilësia, nuk flitet që të mos të jetë e mirë pasi ajo nuk rritet as me hormone, me asgjë”, shprehet fermerja. Për momentin vetëm lakra po shitet dhe jashtë tregut shqiptar. “Për momentin jo, kanë marrë për të marrë, por për momentin jo. Është e bllokuar”. Fermerët në Divjakë i mbjellin tokat bujqësore çdo muaj me perime. 80% e prodhimit të përgjithshëm shkon për eksport. Ky është viti i parë që karota nuk eksportohet, kurse shumë prodhues kanë lidhur kontrata për eksportin e shalqinit, i cili fillon në muajin maj.