Enrike duartroket Juventusin

Luis Enrike ngre flamurin e bardhë. Në përfundim të ndeshjes së barazuar pa gola, që solli eliminimin nga Liga e Kampioneve, trajneri i Barcelonës përgëzoi “Zonjën e Vjetër”. Sipas teknikut spanjoll, skuadra italiane mund ta fitojë trofeun.
“Donim të bënim një lloj ndeshjeje të këtij niveli, duke luajtur shpejt dhe duke bërë shumë gjuajtje. Na mungoi kthjelltësia në metrat e fundit. Ishte një ndeshje e bukur, me dy skuadra të mëdha. Përgëzime Juves.
Kur nuk dorëzohesh deri në fund dhe tifozët të mbështesin, nuk mund të thuash asgjë. Mendoj se nuk kemi frikë të themi që në fillim të sezonit se jemi favoritë. Alegri është një trajner i zoti me lojtarë të shkëlqyer. I kanë të gjitha mundësitë për të fituar, por janë edhe ekipe të tjera”, deklaroi Enrike.