Del Piero: Juve mund të fitojë Champions Ligën

BERLIN, GERMANY - JUNE 06: Former Juventus player Alessandro Del Piero salutes the fans prior to the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka vetëm fjalë të mira për Juventusin, për të cilën skuadër tha se nuk ishte inferiore ndaj Barcelonës. Ai madje beson se Juventus këtë edicion mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. “Dy vite më parë, Juventus vështirë krahasohej me Barcelonën, por tashmë nuk pashë dallime në fushë. Ata u mbrojtën si skuadër dhe treguan se janë ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve”, tha Del Piero për “Sky”.