Tifozët e Lionit: Në Romë na trajtuan si kafshë

Edhe pse u mposhtën në Itali nga Roma 2-1, francezët e Lionit u kualifikuan për në fazën çerekfinale të Europa League pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë. Tifozët francezë që udhëtuan në Itali për të ndjekur ekipin e tyre kanë shprehur ankesa të mëdha me mënyrën se si janë trajtuar nga pala italiane. “Udhëtimi me autobus për në stadium ishte i tmerrshëm. Na bllokuan për një kohë të gjatë aty. Më pas kontrolle tejet të ekzagjeruara nga policia. Ishte qesharake dhe poshtëruese. Ne u trajtuam si kafshë”, tha një tifoz. Një tjetër tha se nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për kontrollin e imtësishëm dhe ishte futur në stadium 20 minuta pasi ndeshja kishte nisur. Tifozët francezë kanë thënë se kurrë më nuk do të ndjekin një ndeshjen në Itali.