Tifozët dëmtojnë makinat e futbollistëve të PSG

Tifozët e PSG-së nuk e kanë përjetuar aspak mirë eliminimin nga Liga e Kampionëve që skuadra e tyre pësoi në “Kamp Nou” përballë Barcelonës duke shpërdoruar fitoren fantastike 4-0 në ndeshjen e parë.
Në momentin që futbollistët janë kthyer në Francë, një grup tifozësh shumë të zhgënjyer dhe të zemëruar u ka rezervuar atyre një pritje aspak të këndshme. Ofendime pafund dhe më pas edhe dëmtime të shkaktuara ndaj makinave.
Në një reagim zyrtar, klubi i PSG-së dënoi sjelljen e tifozëve duke treguar se lojtarët, stafi dhe familjarët e tyre u shoqëruan me forca të larta sigurie gjatë udhëtimit që nga aeroporti deri në shtëpi.