Skandal! Policët e Veliajt i sekuestrojnë qepët dhe sallatën një gruaje

Policia Bashkiake e Veliajt dhunon shitësit ambulantë në Tiranë dhe u sekuestron qepët e njoma dhe sallatën. Portali “Jeta Osh Qef” ka shpërndarë një video skandaloze, e cila është filmuar tek zona e ish-Parkut të Autobusëve ku një grup shitësish ambulantë janë përballur me thonj, me mish e me shpirt me policët.
Këta të fundit kanë dashur të heqin nga rruga kartonët me mallin që shesin këta njerëz të varfër për të fituar bukën e gojës. Çfarë shesin ata? Jua themi ne: qepë të njoma, lakra, sallatë jeshile, rukola, spinaq, ndonjë lakër të bardhë tek tuk, kopër, majdanoz dhe herët në mëngjes, qumësht e vezë të freskëta. Këto. Asnjë gjë më shumë e asnjë gjë më pak.
Nuk shesin avokado, ananas, mollë, mandarina apo ndonjë frut tjetër. Shesin vetëm disa perime bazike, përmes së cilave mbajnë frymën gjallë dhe nuk fitojnë ndonjë para të madhe. Këtë herë policia, për të disatën herë, ka shkuar t’ua marrë bukën e gojës, por ja që ka hasur në rezistencën e tyre.
Një grua, shitëse ambulante ka hipur mbi makinën e policisë dhe e ka hedhur në tokë gjithë mallin e sekuestruar. Dhe në fund të fundit, mirë ka bërë! Ajo është kërcënuar edhe herë të tjera nga ana e forcave të policisë, por nuk është dorëzuar. Vijon të shesë e do të shesë si çdo ditë në këtë lagje, ku në çdo dyqan çmimet e fruta-perimeve janë në stratosferë, ndërsa këta të varfër i shesin me çmime të ulëta.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi. “Krim! Luftë ndaj njerëzve të varfër që dalin për bukën e gojës; qepë të njoma, lakra, sallatë jeshile, rukola, kopër e majdanoz. Po 250 kioska nëpër Tiranë pse u dashkan për miljarderët? Po të shkretët që nuk kanë asnjë burim të ardhurash si do rrojnë?

Policët hedhin mallin e të moshuarës në mbeturina

Rastet e sekuestrimit të mallit të shitësve ambulantë nga çunat e lali Erit janë të përditshme, por ky rast është krejt i veçantë. Kemi parë që policët bashkiakë kanë gjobitur shitësit, i kanë fyer ata dhe u kanë marrë mallin, por kjo e sotmja nuk është parë ndonjëherë. Policët Bashkiakë, pasi kanë debatuar me një të moshuar, e cila i kalon të tetëdhjetat, i kanë marrë asaj mallin. Do thoni ju çfarë bënë me të? Nuk e morën jo, ajo që bënë është shumë më e tmerrshme.
Siç duket edhe në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ.al, policët i kanë rënë shkurt, pra mallin e sekuestruar e kanë hedhur në një kosh mbeturinash që ndodhej aty pranë. Kjo është fotoja e tmerrshme më poshtë që tregon se si e moshuara shikon me dhimbje në koshin e mbeturinave mallin që ajo është munduar për ta shitur e për të fituar dy lekë për bukën e gojës. Kjo është dhe fytyra e vërtetë e lali Erit që në TV bën “bamirësi” dhe i lejon femrat të udhëtojnë falas më 8 mars, por realitetin e tregojnë fotot e mëposhtme.