SHBA: Shqipëria, e dyta në botë për pastrimin e parave

FILE - In this Friday, March 27, 2015 file photo, ExxonMobil CEO Rex Tillerson delivers remarks on the release of a report by the National Petroleum Council on oil drilling in the Arctic, in Washington. On Saturday, Dec. 10, 2016, President-elect Donald Trump moved closer to nominating Tillerson as his secretary of state, meeting privately with the business leader for the second time in a week. (AP Photo/Evan Vucci, File)

Departamenti amerikan i Shtetit ka përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë në listën e fundit të shteteve kryesore që pastrojnë para në botë, teksa institucionet e tyre financiare janë të përfshirë në transaksionet në valutë, që përfshijnë të ardhurat të konsiderueshme nga trafiku i drogës.
Raporti është botuar më 14 mars nga Zyra për Çështjet e Narkotikut Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit të Departametit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe titullohet “Raporti i strategjisë për kontrollin e narkotikëve- Pastrimi i parasë dhe krimet financiare”.
Të tre vendet e Ballkanit janë identifikuar si pjesë e një rruge për trafikun ndërkombëtar të drogës, por jo si prodhuese të mëdha të drogës.
“Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm burimi për marijuanë, si dhe një rrugë tranzite për kokainë dhe heroinë e destinuar për tregjet evropiane”, janë pretendimet e raportit.
Për Shqipërinë raporti thotë se nuk është një qendër rajonale financiare apo qendër e parajsave fiskale. Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Shqipëria ka një ekonomi të madhe në cash dhe të sektorit informal, me prurje të mëdha të parave nga jashtë në formën e remitancave. Të ardhurat më të mëdha të gjeneruara nga krimi në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria ka një treg të zi të konsiderueshëm për mallra të kontrabanduara dhe kontrabanda është lehtësuar nga kontrollet e dobëta kufitare dhe procedurat doganore. Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për përdorim europian dhe është një vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer si një portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën. Shqipëria shërben si një bazë e operacioneve rajonale për organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme mund të pastrohen lehtë, tha raporti.
Pasuritë e paluajtshme (veçanërisht në zonat bregdetare), projektet e zhvillimit të biznesit dhe të lojërave të fatit janë ndër metodat më të popullarizuara për të fshehur të ardhurat e paligjshme. Ligjvënësit njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten kryesisht të paefektshëm për të bërë këtë. Policia e Shtetit ka një njësi të dedikuar Krimit Ekonomik, që bën përpjekje për të parandaluar pastrimin e parave, ndërsa policia dhe prokurorët vazhdojnë të trajnohen në këtë temë. Ka nevojë për bashkëpunim më të mirë mes policisë dhe prokurorëve.
Raporti shton se ndërsa autoritetet shqiptare raportuan një rritje të arrestimeve dhe shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në vitin 2016, ka pasur edhe raporte të rritjes së kultivimit të kanabisit brenda vendit. Megjithatë, me përjashtim të marijuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jetë i përhapur.
Ndërkohë që qeveria e Shqipërisë miratoi reforma të Kodit Penal dhe ndryshime legjislative më 2012 përpjekjet e zbatimit kanë qenë të dobëta. Pavarësisht nga një numër i konsiderueshëm i hetimeve të pastrimit të parave, numri i ndjekjeve penale të pastrimit të parave mbetet i ulët. Deri në mes të vitit 2016 katër raste të pastrimit të parave janë referuar në gjykatë për ndjekje, ndërsa shtatë të pandehur janë dënuar për veprën. Në vitin 2016 zyra e prokurorit të Përgjithshëm ka punësuar një ekspert të tretë për të ndihmuar në hetimin e rasteve.
Raporti përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit për Kongresin e SHBA-ve dhe mbulon gjendjen dhe përpjekjet e vendeve të ndryshme të botës në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave.
Raporti 2017, i cili mbulon si periudhë vitin 2016, thekson se Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar.
Sipas raportit, shtetet kryesore që kanë pastruar para në vitin 2016 janë:
Afganistan, Albania, Algeria, Antigua dhe Barbuda, Argentina, Aruba, Azerbaijan, Bahamas, Barbados, Belize, Benin, Bolivia, Bosnia dhe Herzegovina, Brazil, British Virgin Islands, Burma, Cabo Verde, Cambodia, Canada, Cayman Islands, China, Colombia, Costa Rica, Cuba, Curacao,  Dominica, Dominican Republic, Ecuador, Egypt, El Salvador, Georgia, Ghana, Grenada, Guatemala, Guinea-Bissau, Guyana, Haiti, Honduras, Hong Kong, India, Indonesia, Iran, Iraq, Italy, Jamaica, Kazakhstan, Kenya, Kyrgyz Republic, Laos, Lebanon, Liberia, Malaysia, Mexico, Morocco, Netherlands, Nicaragua, Nigeria, North Korea, Pakistan, Panama, Paraguay, Peru, Philippines, Portugal, Russia, Senegal, Serbia, Sint Maarten, South Africa, Spain, St. Kitts dhe Nevis, St. Lucia, St. Vincent dhe The Grenadines, Suriname, Tajikistan, Tanzania, Thailand, Timor-Leste, Trinidad dhe Tobago, Turkey, Turkmenistan, Ukraine, United Arab Emirates, United Kingdom, Uruguay, Uzbekistan, Venezuela dhe Vietnam.

Korrupsion i shfrenuar në nivelet më të larta të qeverisjes

DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. Burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi, thuhet në raport. Krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit, thuhet më tej në raport. Sipas zyrtarëve amerikanë, në Shqipëri ka një treg të madh të zi për mallra të tilla, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë, si pasojë e nivelit të lartë të importimit të mallrave të konsumit dhe kontrolleve të dobëta doganore. Madje, “grupe të organizuara kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë operacionale për ndërmarrjen e veprimtarive kriminale në vende të tjera e shpesh ato i sjellin fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri. Paratë e fituara nga këto veprimtari shpëlahen lehtësisht në Shqipëri pasi aty kryesisht sundon ende një ekonomi e bazuar në para në dorë dhe hyrja e parave nga jashtë në formën e prurjeve valutore të emigrantëve janë të zakonshme”.

Shqipëria, bazë krimi, korrupsioni të shfrenuar dhe tranzit heroine dhe kokaine

Gjetjet kryesore të raportit janë:

•    Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar.
•    Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun europian.
•    Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane.
•    Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën.
•    Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri.
•    Shqipëria ka korrupsion të shfrenuar dhe institucione të dobëta.
•    Shqipëria ka kontroll të dobët të kufijve dhe zbatim të dobët të ligjit në dogana, çfarë lehtëson trafiqet e paligjshme.
•    Pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit dhe lojërat e fatit janë metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave kriminale.
•    Organizatat e zbatimit të ligjit janë joefikase në luftën kundër pastrimit të parave.