Reali e zgjidh me Benzema e Kasemiro

MADRID, SPAIN - OCTOBER 23: Karim Benzema (R-2) and Cristiano Ronaldo (L-2) of Real Madrid celebrate after scoring a goal during the La Liga soccer match between Real Madrid CF vs Athletic Bilbao at the Santiago Bernabeu Stadium in Madrid, Spain on October 23, 2016. (Photo by Burak Akbulut/Anadolu Agency/Getty Images)

Real Madrid ka thelluar në 5 pikë avantazhin në kreun e renditjes së kampionatit anglez falë fitores 2-1 në fushën e Atletik Bilbaos, në një nga transfertat më të vështira që i kishin mbetur deri në fund të sezonit në La Liga.
Heronjtë e ndeshjes së sotme ishin Karim Benzema dhe Kasemiro, autorë të dy golave për këtë takim, por sidomos të paraqitjeve shumë bindëse, në një periudhë kur Kristiano Ronaldo dhe sidomos Garet Beil nuk janë duke u paraqitur mirë para portës. Nëse portugezi mund të justifikohet se ishte protagonist në aksionet e të dy golave, Beil ishte një lojtar më pak në fushë dhe duket qartësisht se është shumë larg formës së tij të zakonshme.
Gjithsesi, tre pikët në “San Mames” i japin më shumë forcë skuadrës së Zidan për të përballuar fundin e sezonit, ashtu si edhe ringjallja e Benzema. Ky i fundit sot ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës, duke u kthyer shpesh edhe në ndihmë të shokëve të mesfushës apo duke vënë në rrezik prapavijën e Atletik Bilbaos sa herë që kishte topin në këmbë.