Maskat grabisin dyqanin e këmbimit valutor në Kavajë, policia e fsheh

Një dyqan i këmbimit valutor është grabtiur në kërcënimin e armëve mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Grabitja është bërë e ditur nga një qytetar nga Kavaja, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Maskat grabisin dyqanin e këmbimit valutor në qendër të Kavajës! Çunat e krimit me uniformë fshehin grabitjen. Më poshtë keni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Doktor mirëmbrëma, sonte në darkë në qytetin e Kavajës ndodhi një grabitje me armë nga maskat në një dyqan të këmbimit valutor. Grabitësit ishin të armatosur dhe gjatë orës 19:00 u futën brenda, duke kërcënuar arkëtarët që t’u jepnin paratë. Po jua shkruaj që të nxirrni ju, sepse policia e mban të fshehtë”, shkruan qytetari.