Masakër në pyjet e Pukës nga nënkryetari i Bashkisë

Pyjet në Pukë po priten në mënyrë masive nga njerëzit me pushtet, ndërsa inxhinieri që i ka gjobitur ata është pushuar nga puna. Denoncimi është bërë nga inxhineri i pyjeve, Pashuk Lulashi, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Inxhinieri i ka dërguar edhe fotot e masakrës së pyjeve nga nënkryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe krushkut të inspektorit të pyjeve.
“Masakër masive në pyjet e Pukës nga mafia qeveritare vendore, vëllezërit e nënkryetarit siçilist të Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe krushkut të inspektorit siçilist të pyjeve! -Hapja e zonave për kanabis një qëllim kryesor i kësaj masakre. -Inxhinieri i pyjeve që denonocoi këtë masakër të vërtetë deri tek ministri pushohet nga puna. Shihni ju lutem fotot dhe lexoni mesazhet tronditëse që shoqërojnë ato!”, shkruan Berisha.
“Krushku i Inspektorit të ISHMP, Pal Vata vjedh në pyll. Unë ing. Pashuk Lulashi e godita me gjobë 50 milionë”, shkruan inxhinieri Lulashi në mesazhin dërguar bashkë me foto ish-Kryeministrit Berisha.
Inxhinieri Pashuk Lulashi i është drejtuar me një mesazh edhe ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ku e informon për dënimet sipas ligjit për personat që kanë kryer masakër në pyjet e Pukës, por për këtë arsye, ai është pushuar nga puna. “Mirmbrëma z.Lefter Koka, ministër Mjedisi. Denoncova, godita krimin në pyjet e Pukës, mora shkarkim. Godita krim të veshur me pushtet, sepse proçedova vëllezërit e zëvendës/bashkiakut Fushë Arrëz 2 herë nga 50 milionë. Sepse krushku i Inspektorit të ISHMP. Zoti Pal Vata vjedh pyllin dhe unë Pashuk Lulashi e godita, gjobë 50 milionë. Dëmet janë të bëra në Pukë. Do i referoj sipas fotove që disponoj”, shkruan inxhinieri Lulashi në mesazhin dërguar ministrit Koka.