Lubonja: Unë jam me Çadrën dhe protestën

Publicisti Lubonja deklaroi në debatin televizin “Të paekspozuarit” se ai pozicionohet me “Çadrën” duke ju referuar mbështetjes së protestës qytetare për zgjedhje të lira dhe pa krimin. Lubonja tha se është e pamunudr që Shqipëria të mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme në kushtet ku e ka çuar vendin qeverisja e Ramës. Lubonja u shpreh se tani ka dy rrugë që do të ndiqen për të zgjidhur krizën politike. Rruga e parë është një zgjidhje teknike, sipas Lubonjës, dhe rruga tjetër është ajo e revolucionit. Lubonja është një nga intelektualët dhe publiçistët me ndikim në opinionin publii që i bashkohen kauzës qytetare për zgjedhje të lira. Megjithëse ai është i majtë në bindjet e tij politike, kjo nuke ka penguar atë që të pozicionohet publikisht në favor të kauzës së zgjedhjeve të lira. Shumë nga analistët dhe publiçistët e majtë kanë përfaqësuar protstën që sot hyn në ditën e 28 dhe është protesta më e gjatë në këto 26 vite demokraci.