Lioni leksion Romës

Mbrëmje spektakolare në Europa League, me 26 gola të shënuar në 8 takime, ku Genk është ndoshta skuadra e parë që siguron një biletë për në raundin tjetër pas një fitoreje në derbin belg me Gent, kurse Lioni realizoi një përmbysje fantastike në “Stade de Lumiere”. Francezët patën një mbrëmje magjike përpara publikut të tyre, pavarësisht se golit të Diakabhy në të 8-tën ju përgjigj Salah dhe Fazio. Gjithsesi në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi plotësisht me Lyonin që i shtyrë dhe nga publiku arriti të kthejë rezultatin.
Tolliso barazoi në të 47-tën me një goditje mjaft të bukur, ndërsa Fekir shënoi golin e epërsisë franceze në të 74-trën. Gjithsesi qershia mbi tortë ishte finalizimi i Lacazetta në minutën e 92-të që e bën më të fortë suksesin e vendasve për ndeshjen e kthimit në Romë. Lumë golash dhe në derbin belg, me Genk që mposhti Gent në shtëpi 2-5. Malinosvky ishte autor i një goli fantastik për miqtë, por Kalou barazoi shumë shpejt për Gent. Gjithsesi para pushimit Colley në të 33-tën, Samata në të 41-tën dhe Uronen në të 45-tën vulosën një epërsi me 3 gola për miqtë. Gent u përpoq të rikthehej në lojë me një finalizim të Coulibaly, por sërish Samata shënoi dhe golin e pestë duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Barazim u mbyll ndërkohë derbi gjerman mes Schalken dhe Gladbach, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë. Hoffman i dha epërsinë bluve mbretërorë në minutën e 15-tën, por Burgstaller barazoi në të 25-tën. 1-1 u mbyll dhe derbi tjetër, ai i Ballkanit mes Olympiacos dhe Beshiktash, ku Cambiasso u rikthyer protagonist me golin e 1-0 për grekët, por që u barazua nga Aboubakar në të 53-tën duke bërë që turqit të nisen të favorizuar për ndeshjen e kthimit. Celta Vigo mori një fitore të vuajtur 2-1 me Krasnodar në shtëpi, me një gol të vonë të Beaveu. Vendasit kaluan të parët në epërsi me Wass, përpara se Claesson të barazonte, por pa mundur dot të evitojë humbjen për të tijtë, pasi në fund spanjollët fituan duke patur një epërsi për ndeshjen e kthimit.
Manchester United barazoi 1-1 në fushën e Rostovit, ku nuk zhvilloi një ndeshje të mirë, megjithatë ky rezultat favorizon ndjeshëm skuadrën e Mourinhos për të vijuar më tej. Mkhitarian realizoi një gol të thjeshtë në minutën e 35-të pas asistit të Ibrahimoviç, por në pjesën e dytë një gabim në rreshtim e mbrojtjes së United i dha mundësi Boukharov të barazonte shifrat.
Më një këmbë në çerekfinale Anderlehti, që fitoi 0-1 me Apoel Nikosian në Qipro. Goli i vetëm i kësaj sifde u shënua nga Stanciu në minutën e 29-të. Kopenhagen iu imponua 2-1 Ajaksit të Amsterdamit, rezultat që lë gjithçka të hapur për përballjen e kryeqytetit holandez. Pa u mbushur 1 minutë lojë, Grankvit nxori të lirë me një pasim të zgjuar Falk, që përballë portierit prirët me portën e dërgoi topin në rrjetë.
Në të 32-ën Dolberk kthey baraspeshën në rezultat, ndërsa në të 60-tën Cornelius kërceu fuqishëm me kokë për golin e 2-1. Shënojnë harkëtarët 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por gjyqtari anulon golin për ndërhyrje të gabuar të Dolberg.