“Iniesta, edhe për shumë vjet te Barça”

“Andres Iniesta do të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera te Barcelona”. Janë këto fjalët e Drejtorit Sportiv të katalanasve, Robert Fernandez. Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2018 dhe pritet që palët të vazhdojnë martesën mes tyre, me 32-vjeçarin që prej kohësh është kthyer në një nga yjet e skuadrës. Fernandez tha se te klubi blaugrana të gjithë dëshirojnë qëndrimin e Iniestas, dhe se është i bindur që edhe lojtari ka të njëjtin mendim.