Grabisnin banesat në Itali, si ra në pranga çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh është vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për disa grabitje. ‘Ansa’ shkruan se policia e Ravenës, në bashkëpunim me atë të Barit bënë të mundur prangosjen e Edmond Likës, 23 vjeç dhe Blediana Buna, 28 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tyre, një shqiptar tjetër ishte arrestuar pak ditë më parë, pas një grabitje të kryer në 25 janar.
Gjatë kontrollit policor u gjetën dhe sekuestruan 20 mijë euro. Ndërkohë, Lika u arrestua në portin e Barit, teksa tentonte të largohej me një të afërm drejt Shqipërisë. Të njëjtat burime theksojnë se 29-vjeçarja u arrestua në Ravenna, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur në Pesaro, mbrëmjen e 5 marsit. Raportohet se në këtë grabitje çifti shqiptar kishte vjedhur punime ari, ora si dhe makinën e pronarit të shtëpisë, ‘Renault Clio’.