Gjobë me mesazh në shishe biznesmenit të karburanteve

Zbulohet një tjetër formë se si u vendosen gjoba biznesmenëve. Në Kukës, brenda godinës së një karburanti është gjetur një shishe dhe brenda saj kishte një letër. Në këtë letër kishte përmbajtje kërcënuese dhe administratorit të karburantit i kërkohej dhënia e një pasurie. Burime nga Policia bëjnë me dije se, shishja është hedhur në brendësi të godinës së karburantit në vendin e quajtur “Stacioni fugonave Has”, duke thyer xhamin.
Mendohet se ka qenë një i ri, i cili ka hedhur shishen drejt karburantit dhe është larguar. Administrator në këtë karburant sipas Policisë është A.SH. Policia dyshon se bëhet fjalë për persona, të cilët e njohin biznesmenin. Për kërcënimin që është bërë, Policia do të marrë në pyetje, punonjësit e karburantit si dhe administratorin A. SH.