Gerrard: Liverpool të blejë Aubameyang

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard këshillon klubin e kuq se kush duhet të jetë blerja e madhe gjatë merkatos së verës. Në një intervistë të dhënë për mediat angleze, 36-vjeçari flet hapur duke deklaruar se “The Reds” duhet të blejnë me çdo kusht sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. 27-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë dhe sipas Gerrard nëse vazhdon me këto ritme do të zgjojë interesin e shumë klubeve. Dhe në fakt Real Madrid është një ndër skuadrat që ka insistuar më shumë për të marrë Aubameyang.