FMN-Shqipërisë: Tatimorët i keni të paaftë

Policia Tatimore,dyqan. Foto / Malton DIBRA.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga Shqipëria që të bëhet një reformë e thellë në sistemin e taksave, shkruan TaxNews. Kërkesa e FMN-së mësohet se është bërë specifikisht në Artikullin IV, në raportin për Shqipërinë, që kërkon edhe faktin se autoritetet duhet të garantojnë edhe faktin e aprovimi të sistemit të ri në Parlament. Sipas FMN-së është i nevojshëm një sistem i ri fiskal. Në raportin e FMN-së shkruhet se administrata fiskale në Shqipëri është e paaftë, si dhe theksohet fakti se një sistem i ri i taksimit është shtyrë në kohë deri më tani. Në po këtë raport thuhet se të ardhurat fiskale, veçanërisht të hyrat në buxhet janë influencuar nga çmimi i konsumit të naftës, si dhe inflacioni.