Donnarumma: Jam milanist

Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë të Milani. Dy indicie sigurisht që ende nuk përbëjnë një provë, megjithatë tifozët kuqezi besojnë se 18-vjeçari i portës do të jetë për një kohë të gjatë numri 1 i tyre. Pas dashurisë që shfaqi për stemën e Milanit në “San Siro”, ja dhe fjalët konfirmuese të vetë adoleshentit të rritur para kohe me fanellën kuqezi. “Unë shpresoj të qëndroj, sepse jam një milanist. Për rinovimin e kontratës do të mendojë menaxheri im”, Donnarumma.
Pikërisht këtu qëndron problemi, te menaxheri Mino Raiola, i cili kërkon një kontratë të majme për 18-vjeçarin, i cili kërkohet nga klube të mëdha, veçanërisht nga Juventusi, që e konsideron pasuesin e Buffon. I grumbulluar me përfaqësuesen italiane për eliminatoren me Shqipërinë dhe miqësoren me Holandën, Donnarumma komplimetoi portierin e skuadrës kryesuese të Serisë B Spal, që është thirrur nga trajneri Ventura në vend të Marchettit të dëmtuar.
I ngacmuar për reagimin në përfundim të takimit me Juventusit, ku aludonte për favorizim të bardhezinjve nga gjyqtari, Donnarumma u shpreh se, nuk kishte ndodhur asgjë dhe se ishte thjesht një çmenduri e momentin për shkak të humbjes, ndaj nuk ka se çfarë të shpjegojë.