Bosnja vjen me yje në “Elbasan Arena”

Trajneri i Bosnje-Hercegovinës, Mehmed Bazhdareviç, ka shpallur dje listën me futbollistët e grumbulluar për miqësoren e 28 marsit përballë Shqipërisë në “Elbasan Arena”.
Sikurse pritej, boshnjakët do të udhëtojnë drejt tokës shqiptare me plot yje, mes të cilëve portieri i Çelsit, Asmir Begoviç; sulmuesi i Romës, Edin Xheko, mesfushori i Lacios, Senad Luliç apo ai i Juventusit, Miralem Pjaniç.
Në fakt, Luliç dhe Xheko do t’i bashkohen ekipit vetëm për duelin ndaj kuqezinjve, pasi nuk do të jenë të grumbulluar për takimin e 25 marsit kundër Gjibraltarit në kualifikueset e Botërorit 2018.
Në listë janë pesë lojtarë debutues: Dario Dumiç, Daniel Pavloviç, Amer Gojak, Riad Bajiç dhe Kenan Kodro, ndërkohë që mungon ish-kapiteni Emir Spahiç, i cili është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Hamburgun në janar.
Lista e plotë:
Portierë: Asmir Begoviç (Çelsi), Ibrahim Shehiç (Karabag), Kenan Piriç (Zrinjski Mostar);
Mbrojtës: Ermin Biçakçiç (Hofenhaim), Toni Sunjiç (Palermo), Edin Çoçaliç (Meshelen), Ervin Zukanoviç (Atalanta), Dario Dumiç (Nijmegen), Sead Kolashinac (Shalke), Daniel Pavloviç (Sampdoria);
Mesfushorë: Miralem Pjaniç (Juventus), Mario Vrançiç (Darmshtad), Gojko Cimirot (PAOK), Sanjin Prçiç (Ren), Amer Gojak (Dinamo Zagreb), Edin Visha (Istanbul Bashakshehir), Avdija Vrshajeviç (Osmanlispor), Danijel Miliçeviç (Gent), Rade Kruniç (Empoli);
Sulmues: Riad Bajiç (Koniaspor), Vedad Ibiseviç (Herta Berlin), Armin Hoxhiç (Dinamo Zagreb), Kenan Kodro (Osasuna), Milan Djuriç (Bristol Siti);
Rezerva: Tomislav Tomiç (Zeljezniçar), Haris Duljeviç (Sarajevo), Miroslav Stevanoviç (Zeljezniçar), Samir Memisheviç (Groningen).
Për ndeshjen me Shqipërinë do të shtohen: Senad Luliç (Lacio), Edin Xheko (Roma), Ognjen Vranjes (AEK), Mato Jajalo (Palermo).