Blushi: Të besosh Ramën për kanabis, si të shkosh në Bruksel me not

230

Deputeti Ben Blushi ka ironizuar deklaratën e sotme të Kryeministrit Edi Rama që tha se policia ka nisur luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në një status në Facebook, Blushi shkruan se të besosh që Rama është i vendosur në luftën kundër drogës, është njësoj si të besosh se mund të shkojë në Bruksel me not.

Statusi në Facebook:
100 ditë kundër kanabisit
Edi Rama ka thënë sot se do të luftojë mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit. Është njëlloj si të besosh se mund të shkojë në Bruksel me not. Lufta kundër kanabisit është e vështirë nëse shteti e lejon dhe shumë e lehtë nëse shteti e lufton. Nuk duhet asnjë polic shtesë, asnjë taksë më shumë, por vetëm 100 ditë për ta shfarosur. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.Vetëm 100 ditë.