Biznesi 10 mijë euro në muaj kosto administrative shtesë nga qeveria

Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve shqiptare thotë në studion e “Ekopolitikë” në “Ora News”, se biznesi ka deri në 10 mijë euro në muaj kosto administrative shtesë. “Ne jemi i vetmi vend në botë që paguajmë disa taksa dhe tarifa për shërbime që s’kanë fare lidhje me ne. Në qoftë se një subjekt ka tatim-fitimi 5 mijë euro, në qoftë se do të hiqnim këto tarifa, në qoftë se do të hiqnim 10 mijë lekë për tarifën në doganë, të gjitha kanë një kosto prej 7 deri në 10 mijë euro në muaj”, thekson Zusi. Që të hiqen këto kosto për shërbime që nuk ofrojnë vlerë të shtuar, minimalisht fasonët dhe bizneset eksportuese, pjesën më të madhe të kësaj të ardhure do ta çojmë tek punëtorët. As 10% të punëtorëve nuk i kam në nivelin e pagës minimale. Ka ndërmarrje që nuk munden të mbijetojnë. Maroku vazhdon të jetë me 100 euro pagë mujore dhe është rrezik. “Nuk besoj se mund të krahasohesh me vende që janë në luftë. Duhet të krahasohesh me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë”, thotë Nikollaj. “Para një muaji i kërkova një klientit tim austriak rritje çmimesh me 10 për qind. Nuk ta pranoj 10% do ta pranoj 5%. Nëse nuk e pranon, unë e çoj në Marok. I vetmi avantazh është se unë ia çoj me dy ditë, Maroku me dy javë”, thotë Zusi.