Berisha: Dua të ndihmoj Kosovën

Besart Berisha nuk ka dashur të diskutojë për lojtarët, të cilët nuk i janë bashkuar Kosovës. Pas arritjes në Kosovë, sulmuesi shqiptar Besart Berisha, mbajti një konferencë për media, ku u pyet për shumë gjëra para ndeshjes me Islandën. Mes të tjerash, Berisha u pyet edhe për lojtarët shqiptarë që kanë refuzuar të luajnë për Kosovën. Përgjigjja e 31-vjeçarit ishte e shkurtër.  “Çfarë iu thua lojtarëve që refuzuan Kosovën? Asgjë. Ata i kanë mendimet e veta”, u përgjigj Berisha, i cili premtoi gola dhe shpreson që Kosova do të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Islandës.
Sulmuesi në top formë, Besart Berisha, tashmë gjendet në Kosovë. Ai pritet të debutojë për Kombëtaren e Kosovës në sfidën kundër Islandës. Berisha u shpreh tejet i lumtur që do të përfaqësojë vendin e tij. “Nuk ia kisha fal vetës asnjëherë, nëse nuk do të luaja për Kosovën”, ka thënë Besarti. “Gjendem këtu se dua ta ndihmoj Kosovën. E dua këtë vend”, përfundoi Berisha.