Basha: Kualifikimi, mision i vështirë!

Mesfushori shqiptar Migjen Basha duket se po kalon një rini të dytë në rajonin e Puljas. Pas një viti të shoqëruar nga dëmtimet e shumta në radhët e Torinos, ai është rikthyer më i fortë se kurrë duke marrë në dorë frenat e mesfushës së Barit. 20 ndeshje sezonale me fanellën e skuadrës së Barit që këtë sezon endet në zonën play off për t’u rikthyer në Serie A dhe paraqitje pozitive të 30-vjeçarit që ka fituar besimin e trajnerit Colantuono.
Në një intervistë, Basha ndalet më pas te analiza që i bën grupit eliminator, duke e pranuar se humbja me Izraelin e komplikon shumë situatën për Shqipërinë. I pyetur për strategjinë që do të zgjedhë Shqipëria në ndeshjen e Palermos kundër Italisë, Basha shton se kuqezinjtë do ta ndërtojnë ndeshjen si të gjitha sfidat e tjera paraardhëse.
Ledian Memushaj është një prej futbollistëve të kombëtares shqiptare që ka shëtitur më shumë Italinë gjatë karrierës së tij si futbollist, të cilën e ka zhvilluar plotësisht përtej Adriatikut. Ndaj për mesfushorin, sfida mes Italisë dhe Shqipërisë do të jetë shumë e veçantë, siç ka treguar ai në një intervistë të gjatë për “La Repubblica”. “Në Europian ishim shumë pa fat. Kemi luajtur tri ndeshje shumë të mira, në kthimin tonë në atdhe u pritëm si heronj. Kryeministri Rama na dha secilit pasaportën diplomatike dhe një shpërblim të majmë monetar. Ëndrra jonë nuk ka përfunduar në Francë, por vazhdon. Kemi kuptuar se mund të luajmë si të barabartë me kombëtare më të forta dhe që kanë një histori më të madhe se e jona. Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj”.