Media e Sorosit po komploton revolucione me ngjyra në SHBA

396

“Katehon”

Humbja e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane ka ekspozuar axhendën e drejtuar nga Xhorxh Sorosi, teksa financonte fushatën e saj. Të gjitha mediat kryesore liberale u përpoqën maksimalisht për ta sjellë opinionin publik në favor të Hillary, por dështuan. Klasa e mesme amerikane zgjodhi Donald J. Trump në Sallën Ovale prej axhendës së brendshme të tij. Megjithatë elita globaliste, e cila qe e përfshirë në regime changes dhe revolucione me ngjyra anembanë botës, nga Amerika Latine në Ukrainë, me arritjen e objektivave gjeopolitike të saj, po orvatet tani t’i përdorë metoda të tilla brenda Amerikës kundër qeverisë legjitime të Trump. Media amerikane e kontrolluar nga Xhorxh Sorosi e paraqiti Trump si kandidatin e Kremlinit. Pas fitores së tij ndaj Hillary, CIA akuzoi Rusinë për hakerim të zgjedhjeve në favor të Trump. Por Rusia jo vetëm që i ka hedhur poshtë akuza të tilla të pabaza, por edhe e ka paralajmëruar Trump që globalistët synojnë t’i ngulin thikën pas shpine demokracisë amerikane me një “puç të butë” kundër Donald Trump. Presidenti rus, Vladimir Putin tha se shikon në Shtetet e Bashkuara përpjekje për ta “delegjitimuar” presidentin Donald Trump duke përdorur metoda në “stilin Maidan” të përdorura më parë në Ukrainë, ku lexuesit do të kujtojnë presidentin Janukoviç që u përmbys më 2014 në vijim të një puçi të dhunshëm, të cilën shumë dyshojnë se u realizua nën patronazhin e Departamentit të Shtetit dhe çiftuar me operacione inteligjence.

Monopol mbi kohën dhe hapësirën anembanë globit
Në emër të lirisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, elita globaliste i financoi këto OJQ anembanë botës për të përmbushur axhendën e saj. Nëpërmjet vendosjes së kontakteve me shoqërinë civile dhe klasat politike nga nivelet e bazës deri në institucionet shtetërore, OJQ-të punuan gjithmonë për axhendën liberale të globalizimit dhe për pasojë, të amerikanizimit të botës që ndodhi. Në shumë vende, OJQ-të dukshëm që vepruan si një mjet për regime change dhe revolucionesh me ngjyra me mbështetjen e mediave. Këto i kanë ndihmuar gjithmonë ato që ta kontrollojnë dhe formësojnë opinionin publik në favorin e tyre. Media liberale dhe e majtë e bëri të mundur amerikanizimin e botës me axhendën globaliste të saj. Në qoftë se hyjmë në detaje, mund të vërejmë lehtësisht influencën e medias amerikane/perëndimore kudo në botë.
Departamenti amerikan i Shtetit e kontrollon median botërore me organizata ndërkombëtare liberale. International Center for Journalist (ICFJ) me qendër në Uashington, e mbështetur nga Knight International Journalism Fellowships dhe e financuar nga Sorosi, punon gjithmonë për ta përhapur axhendën globaliste në emër të gazetarisë cilësore anembanë globit. Edhe programi i shkëmbimit gazetaresk i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit drejtohet nga kjo ICFJ. Programet SHBA–Rusi, SHBA–Gjermani, SHBA–Pakistan dhe të gjitha llojet e programeve të tilla të shkëmbimit janë hartuar nga kjo ICFJ e kontrolluar nga Sorosi. Vitin e kaluar shpallën një program special për gazetarë rusishtfolës balltikas që synonte të përhapte propagandë kundër Rusisë në konfliktin ukrainas. Shkencëtari politik dhe gazetari gjerman, Udo Ulfkotte ka botuar një libër, “Gekaufte Journalisten” (“Gazetarë të blerë”), ku përshkruan sesi politikanë amerikanë dhe gjermanë influencojnë median gjermane, në mënyrë që këta gazetarë t’u japin drejtimin e dëshiruar ngjarjeve botërore. Ulfkotte pretendon se gazetarët nxiten që t’i anësojnë shkrimet e tyre kryesisht për të favorizuar pozicionin amerikan dhe për t’ju kundërvënë Rusisë. Në një intervistë të tij për “Oriental Review”, ai ju përgjigj kështu një pyetjeje rreth praktikave të korruptuara të gazetarëve: “Kur fluturoni drejt Shteteve të Bashkuara gjithnjë e më shumë, nuk paguani asnjëherë për asgjë atje dhe ftoheni të intervistoni politikanë amerikanë, ju po afroheni gjithnjë e më shumë me qarqet e pushtetit dhe doni që të qëndroni brenda këtij qarku elite, kështu që shkruani për t’ua bërë qejfin. Çdo njeri dëshiron të bëhet një gazetar i famshëm kur krijon akses ekskluziv me politikanë të famshëm. Ama një fjali e gabuar dhe karriera juaj si gazetar i famshëm ka marrë fund. Çdo njeri e di këtë dhe çdo njeri e mban parasysh”. Kështu që nëpërmjet OJQ-ve dhe programeve të shkëmbimit, ata përzgjedhin më së shumti gazetarë në mes të karrierës që t’i përgatisin për axhendën e tyre. Koncepti i gazetarëve të blerë i Ulfkotte vërtetohet gjithashtu në Pakistan. Megjithëse këtu gëzonte statusin e aleatit të SHBA-ve qysh nga krijimi i tij, influenca e medias amerikane në lajmet e Pakistanit ndodhi gjatë luftës afganase kundër Bashkimit Sovjetik. Disa gazetarë të vjetër kanë mendimin se përpara 11 shtatorit 2001, kompanitë mediatike me qendër në Uashington dhe Londër punësuan të gjithë shtresën e gazetarëve të rinj të vendit dhe kur trajnimi i tyre qe afër kompletimit, papritmas ndodhi 11 shtatori. Gazetarë të tillë luajtën një rol jetik në formimin e opinionit që e shtynte qeverinë pakistaneze të ndihmonte Shtetet e Bashkuara në sulmimin e Afganistanit. Një vlerësim i përafërt tregon se më shumë se 1500 gazetarë pakistanezë vizituan zyrat e lajmeve të mediave me qendër amerikane, për të marrë trajnimin e “gazetarisë cilësore” të krijuar nga liberalët. Në shkëmbim, ata avancojnë axhendën e tyre në lajmet pakistaneze, në median e shkruar dhe në atë elektronike. Në Pakistan media konsiderohet si shtylla e katërt e shtetit dhe tani është bërë një domosdoshmëri e kërkuar për shoqërinë. Kjo është arsyeja se pse OSF-ja e Sorosit e ka përfshirë Pakistanin në ueb, nga niveli i brendshëm tek institucionet shtetërore nëpërmjet kontrollimit të medias së tij. Në emër të aksesit internetor për të gjithë dhe trajnimit për gazetarët, OSF-ja po injekton axhendën e saj në kontrollin e demokracisë në Pakistan. Fatkeqësisht, media amerikane e kontrolluar nga Soros ka tashmë një influencë më të madhe në median e shkruar të Pakistanit dhe tani Soros ia ka dalë që të emërojë drejtorin vendor të OSF-së si Presidentin e Pakistan Electronic Media Regulatory Authority (PEMRA). Absar Alam, presidenti i PEMRA-s, ishte kreu vendor i OSF-së dhe pas emërimit të tij po e avancon hapur axhendën e Sorosit në median elektronike pakistaneze nëpërmjet kontrollit të saj me organizatën shtetërore PEMRA. Në median e shtypur ka hapësirë, ndërsa në median elektronike ka kohë dhe OSF-ja e ka vënë plotësisht nën kontroll hapësirën dhe kohën në mediat globale. Mbulimi i anshëm i konfliktit në Siri e në Ukrainë janë gjithashtu dëshmi e mënyrës sesi ato e përhapin linjën e tyre në mediat kryesore dhe median sociale, ndërsa pranverat arabe në Lindje të Mesme janë lançuar gjithashtu nga media sociale, që është gjithashtu nën kontrollin e elitës manipuluese globaliste. Prandaj Rusia, Kina dhe disa vende të tjera jo vetëm që i kanë ndaluar këto OJQ ndërkombëtare dhe media, por kanë vendosur edhe rregulla për monitorimin e tyre. Pakistani dhe India propozuan gjithashtu që t’i ruajnë kufizimet ndaj organizatave të tilla dhe të monitorojnë burimet e tyre të financimit, por të dyja kanë dështuar për shkak të presionit nga elitat liberale.

Media sorosiane sjell regime change dhe revolucion me ngjyra në Amerikë
Media është një mjet i fuqishëm i përdorur për të kontrolluar opinionin publik nëpërmjet injektimit të një axhende të veçantë në audiencën e targetuar. Ngjarjet e regime change dhe të revolucioneve me ngjyra në botë janë pikturuar në kanavacën e demokracisë e lirisë, media është përdorur gjithmonë për të pikturuar një imazh plot me ngjyra me penelin e axhendës specifike brenda projektit të konceptuar. Në qoftë se shikojmë nga afër situatën e brendshme amerikane, mund të vërejmë lehtësisht sesi media liberale ka lançuar një fushatë për ndryshim nëpërmjet masave nëpërmjet provokimit të rezistencës civile kundër administratës Trump, me kërkesën e maestros Soros. Kontrolli i këtij të fundit mbi masmedian, OJQ-të dhe influenca më e madhe e tij mbi institucionet shtetërore po e tërheq zvarrë Amerikën drejt një revolucioni me ngjyra të dukshme nëpërmjet ngritjes së një muri rreth Trump për ta mbajtur nën presion apo për të përmbysur qeverinë e tij në favor të elitës globaliste. Protestuesit antiTrump e kanë zgjedhur tashmë ngjyrën rozë dhe kanë formuluar tashmë një projekt “revolucioni pussyhat” për t’i mobilizuar masat kundër Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara. Media amerikane jo vetëm po i bën një mbulim të plotë këtyre protestave, por edhe po zgjon gjithashtu një lëvizje rezistence kundër qeverisë së re Trump.
Organizuesit e protestave antiTrump kanë një qëllim të vetëm: të dobësojnë Trump, nuk kanë asnjë lloj dashurie për Amerikën dhe për pasojë, i kanë orientuar protestat drejt asaj që është e dhunshme në natyrë. Lufta e tyre kundër Trump po dëmton Amerikën në tërësi. Jo vetëm që po dëmtohet prona shtetërore, por po sulmohen njëkohësisht edhe institucionet shtetërore. Rruga e vetme që mbetet për Trump është që të kundërpërgjigjet, shpejt dhe fort. Megjithatë, disa raporte pretenduan se Sorosi kontribuoi në financimin e ndërtimit të Trump International Hotel & Tower në Chicago, në masën 160 milionë dollarë. Ndërsa “The Daily Beast” pretendoi: “Më 2011, Trump bile u tha konservatorëve që ta ‘harronin Sorosin, të linin rehat, kishte shumë probleme’”. Por tani Soros po impenjohet që ta përmbysë qeverinë e Trump, ashtu siç bëri maksimumin për ta mundur atë gjatë procesit zgjedhor. Soros jo vetëm që ka nisur një luftë kundër Trump brenda, por po i krijon atij probleme anembanë botës, duke përdorur ndihmën e kanaleve fake news të tij. Qëllimi është që të krijojë një presion global ndaj Shtëpisë së Bardhë. Realisht është e vështirë për administratën Trump që t’i mbyllë gojën medias liberale dhe të majtës amerikane, e cila kontrollon pulsin e Amerikës. Kjo është arsyeja se pse Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të bashkëpunojë me median kryesore antiTrump, për shkak të axhendës dhe propagandës së tyre kundër Trump. Ndërkohë, ai i ka dhënë prioritet Twitter-it më shumë sesa medias kryesore. Me pak fjalë, Amerika që e përdori Sorosin dhe median e tij për revolucionet me ngjyra dhe regme change anembanë globit, nga Amerika Latine në Ukrainë, tani është në sulm prej tij nga brenda. Tani i takon Trump që të vendosë sesi të përballet me këtë monstër globaliste. Në qoftë se Trump nuk reagon në kohë, atëherë ka mundësi që të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Elita globaliste është antiRusi?

Këtu ngrihet pyetja: Pse elita globaliste është antiRusi dhe pse e deklarojnë Rusinë si një kërcënim për Rendin e Ri Botëror të drejtuar nga globalistët? Përgjigjja është shumë e thjeshtë, për shkak se ajo qe e përfshirë në shkatërrimin e ekonomisë ruse. Soros qe drejtpërsëdrejti i përfshirë në krizat ekonomike të Rusisë gjatë viteve nëntëdhjetë. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Sorosi ndihmoi oligarkët rusë që të kontrollonin impiantet prodhuese, industritë dhe rafineritë e naftës. Ka një luftë të gjatë midis kësaj axhende globaliste dhe Vladimir Putinit brenda Rusisë. Ky i fundit jo vetëm që i mundi ata në Rusi, por njëkohësisht ka pasur sukses në minimizimin e hegjemonisë së tyre në të gjithë botën nëpërmjet prezantimit të një “rendi botëror” alternativ, një botë multipolare. Kjo është arsyeja se pse OJF-ja në pronësi të Sorosit e quajtur Open Society Foundation (OSF) u orvat që të përmbysë Presidentin Putin dhe u orvat shumë herë që ta destabilizojë Rusinë. Si rezultat, Rusia jo vetëm që i ka rregulluar OJQ-të ndërkombëtare, por edhe e ndaloi OSF-në në Rusi. Trashëgimia e Obamës është e karakterizuar nga mantra “akuzo Rusinë” dhe kjo ndodhi pas luftës së Putinit kundër axhendës globaliste. Prandaj në skenën botërore ata akuzonin Rusinë për gjithçka: bile edhe gjendjen aktuale të demokracive të botës perëndimore po përpiqen t’ia faturojnë Rusisë. “Rusia ka hakeruar presidencialet amerikane dhe tani po hakeron demokracitë europiane” – kjo narrativë u përhap me bombardime fake news dhe për pasojë, lufta e informacionit është bërë e dukshme midis medias së kontrolluar globaliste dhe medias multipolare: në fakt, Xhorxh Sorosi është parë si mendja prapa krizës financiare aziatike të 1997–1998, e cila u krijua për të rrënuar ekonominë malajziane. Ai u përzie në politikë anembanë Europës, Amerikës Veriore dhe bile edhe Azisë për dekada të tëra. Aktualisht ai është njeriu prapa krizës së emigrantëve në Europë. Soros synonte që të bënte para nga destabilizimi i Europës me një fluks të pakontrolluar refugjatësh. Përveç kësaj, OSF-ja e tij implementoi axhendën globaliste nëpërmjet praktikave të regime change dhe revolucioneve me ngjyra, duke bërë fushatë të fortë për liri, drejtësi dhe të drejta njeriu. Por tani si arkitekte e një bote multipolare, Rusia është shfaqur si një forcë rezistence kundër axhendës globaliste me një “rend botëror multipolar”. Kjo është arsye se pse kjo botë, të cilën Sorosi e propagandoi duket se po shembet kudo.

Përgatiti:
ARMIN TIRANA