United “shtyp” Reading në FA Cup

Manchester United kualifikohet në turin e katërt të FA Cup. Skuadra e Jose Mourinhos nuk hasi asnjë pengesë në sfidën e zhvilluar në “Old Trafford” përballë Reading ku triumfoi me rezultatin 4-0. Ishte Wayne Rooney, i cili zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7 të takimit, duke i dhënë një rrjedhë të pakthyeshme ndeshjes.
Manchester United nuk e uli ritmin dhe e gjeti rrjetën e dytë me Martial në të 15-ën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të “Djajve të Kuq”, që edhe pse pa Ibrahimoviç dhe Pogba dominuan në çdo aspekt, duke shënuar të tretin në minutën e 75 me Rashford. I njëjti autor vulosi golin e katërt pas një gare të portierit Al-Habsi në minutën e 79.