Trump me një ceremoni të veçantë

Donald Trump do të ketë një ceremoni inaugurimi si askush tjetër, ndërkohë që ka qenë edhe Komiteti për Inaugurimin Presidencial që ka shpjeguar se sa e ndryshme do të jetë kjo ceremoni nga të tjerat.
Presidenti i Zgjedhur Trump dhe ZV/Presidenti i Zgjedhur, Mike Pence janë për të përveshur mëngët e t’ia nisin punës. Dyshja e patriotëve dëshiron një ceremoni inauguruese të shkurtër, por që përçon respekt, me qëllim që një orë e më parë t’i hyjnë punës për ta shndërruar Amerikën të madhe sërish.
“Ceremonia dhe procesi i inaugurimit është thjesht një paraqitje e Presidentit të Zgjedhur dhe Zv/Presidentit të Zgjedhur”, ka thënë Boris Epshteyn, drejtor për Komunikimin në Komitetin për Inaugurimin Presidencial. Këtë deklaratë, ai e ka bërë për “Breitbart” gjatë një inspektimi nga ana e zyrës së tij.
Patjetër që do të ketë moment emocionues dhe të këndshme gjatë ceremonisë në 20 janar, por këto do të jenë më të kufizuara. Në ndryshim nga ceremonia e Obamës, i cili vazhdoi me celebrimet, pasi ai bëri betimin, zoti Trump kërkon që të niset direkt për në Zyrën Ovale, në mënyrë që ai të nisë menjëherë punën për të përmbushur premtimet e fushatës.
“Çfarë do të thotë kjo? Gjithçka është për qytetarët”, shton Epshteyn. “Nuk është rreth një personi të famshëm, një aktori apo dikujt që di të pijë shampanjë diku në Hampton apo Beverly Hills. Gjithçka është rreth qytetarëve amerikanë”.
Edhe pse kërkon një ceremoni të thjeshtë e të shkurtër zoti Trump ka zgjeruar listën e të ftuarve në ceremoninë pas betimit. Më parë kanë qenë në listë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, ndërsa këtë vit ai ka shtuar edhe përfaqësues nga trupa e policisë, zjarrfiksave, punonjësve të emergjencave, veteranë dhe familje veteranësh, si dhe ushtarakë të plagosur.
“Ne ndjehemi shumë krenarë për mbështetjen që kemi marrë nga çdo anë e vendit. Kjo ceremoni inaugurimi do të përfaqësojë qytetarët e thjeshtë. Ky është qëllimi numër një dhe mesazhi tjetër është nisja e menjëhershme nga puna”, ka vazhduar kreu i Komitetit për Inaugurimin Presidencial.
Trump do të ketë vetëm tre ballo inaugurale, në ndryshim me Obamën që pati dhjetë të tilla. Për qytetarët amerikanë e rëndësishme është se më në fund një patriot i vërtetë është në Shtëpinë e Bardhe dhe ata janë të bindur se mund ta bëjnë gjumin të qetë.
Presidenti Republikan që e ndjen veten më pranë njerëzve dhe disi larg politikës nuk e ka bazuar fushatën e tij në dhurimet e lobistëve, ndaj ai nuk ka ndonjë prej tyre që ta falenderojë, duke e ftuar në ceremoninë e inaugurimit. Të vetmit që ai kërkon të falënderojë janë “Ne qytetarët” (Fjalia e parë në Kushtetutën e SHBA nis me We the People…..) dhe ai do ta bëjë këtë, duke shmangur gjithë ata përfaqësues të elitës që i fërkojnë shpatullat. Gjithashtu ai për të njëjtin qëllim, pra të mirën e qytetarëve amerikanë kërkon të nisë nga puna sa më shpejt të jetë e mundur