Sasuolo pas Emanuele Ndojt

SPORT CALCIO BRESCIA CLUB HOUSE RADUNO BRESCIA CALCIO NELLA FOTO NDOJ EMANUELE 10-07-2016 AGENZIA REPORTER ZANARDELLI

Emanuele Ndoj nuk është pjesë e merkatos në dalje te Breshia, së paku deri në fund të këtij sezoni. Sipas mediave italiane, klubi i Serisë B synon t’i mbajë në ekip elementët e rëndësishëm, ku bën pjesë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare U-21.
Situata mund të ndryshojë vetëm në rast të ndonjë oferte të parefuzueshme, gjë që në fakt është thuajse e pamundur të vijë në merkaton e janarit.
Për Ndojn, pak kohë më parë mediat përtej Adriatikut flisnin për një interesim të Sasuolos qysh në këtë dritare transferimesh, megjithatë kalimi i 20-vjeçarit në Serinë A ka pak gjasa të ndodhë tani.
Futbollisti i lindur në Katania u ble nga Breshia për 1.2 milionë euro verën e shkuar dhe në gjysmën e parë të sezonit ka luajtur 11 ndeshje, 7 prej të cilave si titullar.