Reali “shuplakë” Granadës në La Liga

Reali i Madridit ka vazhduar ecurinë fantastike teksa ditën e sotme ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 5-0 skuadrën e Granadës. Të besuarit e Zinedin Zidanit e kanë zgjidhur shumë shpejt takimin teksa pas minutës së 31-të ishin në epërsinë e 4 golave.
Isko ishte autor i një dopiete në minutat 12 dhe 31, ndërsa Benzema në të 20-ën, Ronaldo në të 27-ën dhe Kasemiro në të 58-ën shënuan 3 golat e tjerë të fitores së thellë. Kjo ishte ndeshja e parë e Realit në La Liga për vitin 2017 dhe madrilenët vazhdojnë të jenë të pamposhtur. Me këtë fitore, skuadra e kryeqytetit spanjoll ka arritur në kuotën e 40 pikëve në 16 ndeshje të zhvilluara.