Mesi shpëton Barçën

Villarreal's midfielder Bruno (R) vies for the ball with Barcelona's Argentine forward Lionel Messi (L) during the Primera Division Liga match between Villarreal and Barcelona FC held at La Ceramica stadium in Villarreal, Spain, on 08 January 2017. EFE/Juan Carlos Cardenas

Një perlë e Lionel Mesit shpëtoi Barcelonën nga një tjetër humbje. Argjentinasi me finalizimin e tij ishte i vetmi që pati një moment shkëlqimi në transfertën e “El Madrigal”, por pa arritur gjithsesi të evitojë një tjetër “rrëshkitje” nga Reali pasi me Villareal u mbyll gjithçka në barazim. Për blaugranat një tjetër ndeshje pa fitore pas “dushit” të marrë me Bilbaon në kupë, që pasoi me një ndeshje shumë dëfryese në “El Madrigal” po ku finalizimi atëherë kur duhej. Në ndryshim nga Barça, Villareali golin e gjeti madje i pari me Nicola Sanson që realizoi në të 50-tën.
Barcelona u përpoq të reagonte, por sërish mungonte lojtari që duhet të shtynte topin në rrjetë, deri në çastin kur Mesi mendoi të shpëtonte sërish blaugranat dhe pse një pikë, me katalanasit që rrëshkasin në -5 nga Los Blancos me një ndeshje për të luajtur, nuk është realisht një shpëtim.
Barcelona hedh një tjetër hap të gabuar në garën për titull. Katalanasit nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 ndaj Villarealit në javën e 17-të të La Ligës. Në “El Madrigal”, të zotët e shtëpisë gjetën avantazhin me sulmuesin italian Nikola Sansone pesë minuta pas pushimit mes pjesëve. Nderin e kampionëve në fuqi të Spanjës e shpëtoi Leo Mesi me një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Me 5 pikë diferencë në muajin janar ndaj Real Madridit dhe si forcë e tretë në La Liga në gjysmën e sezonit, Barcelona e sheh gjithnjë e më tepër të komplikuar fushatën për t’u rishpallur kampione e futbollit spanjoll.
Ndërkohë, Rakitiç po shkon drejt Guardiolës. Kriza mes tij dhe skuadrës ka nisur prej kohësh, ndërsa tashmë kroati kërkon largimin, ku interes ka shfaqur Manchester City.
Sipas të përditshmes kroate “Jutarnji List”, Ivan Rakitiç është i destinuar për t’u transferuar te Manchester City. Mesfushori i Barcelonës sipas saj është vetëm një hap larg firmës me skuadrën angleze që drejtohet nga ish-trajneri i katalanasve, Pep Guardiola. Burime pranë drejtorit sportiv të Barcelonës kanë mohuar mundësinë e një transferimi në Premier League të mesfushorit kroat, por fakti që Rakitiç nuk u grumbullua për ndeshjen e fundit të Barcelonës në kampionat, ku barazoi 1-1 me Villarealin lë të kuptohet se mes futbollistit dhe klubit raportet janë komprometuar. Rakitiç ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2019 me Barcelonën, çka do të thotë se Manchester City-t i duhet të paguajë dhe jo pak nëse dëshiron ta marrë në “Etihad Stadium”. Barcelona e bleu Ivan Rakitiç nga Sevilla për shumën e 18 milionë eurove, por pas një Championsi dhe 2 kampionateve të fituar në Spanjë, vlera e kartonit të tij është dyfishuar.