Inflacioni në shifrat 2.2%

Niveli i përgjithshëm i çmimeve në muajin dhjetor shënoi 2,2 për qind në dhjetor të 2016, niveli më i lartë që nga marsi i vitit të kaluar. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0%. Rritja e konsumit për festa të fundvitit shihet të ketë ndikuar në këtë rritje, pasi grupi i “Ushqime dhe pije alkoolike” u rrit me 4.4%.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2016 është 1,3% nga 1,9% që ishte në vitin 2015. Grupi “Ushqime dhe pije jo alkoolike” ka kontribuar me +1,2 pikë përqindje, ndërsa grupi “Transporti” ka kontribuar me -0,2 pikë përqindje. Gjatë vitit 2016, rritja më e madhe është vërejtur në muajin dhjetor me 2,2%, ndërsa rritja më e ulët vërehet në muajin shkurt me 0,2%.
Sipas grupeve kryesore të shpenzimeve vërejmë se rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur në muajin gusht në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 4,7% dhe ulja më e madhe në grupin “Transporti” në muajin prill me -5,3%.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar secili me nga + 0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar respektivisht me +0,04 dhe +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar respektivisht me nga + 0,02 dhe + 0,01 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin dhjetor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3%, “Argëtim e kulturë” me 2,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3%, dhe grupet “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” dhe “Veshje dhe këpucë” secili me nga 0,9%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,5%, pasuar nga nëngrupet “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 6,8%, “qumësht, djath e vezë” me 4,5%, “peshk” me 3,8%, “fruta” me 1,9% etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,4%, pasuar nga nëngrupi “mish” me -0,6% etj. Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 0,8%.